Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar deputetët që votuan Vjosa Osmanit si presidente.
Kurti tha se Kosova ka hyrë në zonë të prosperitetit për popullin e saj.
“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për të zgjedhur presidenten e re. Tani kemi përfunduar krijimin e institucioneve tona dhe kemi hyrë në një periudhë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit për popullin e Kosovës”, shkroi Kurti në Twitter.