Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për shtyp, duke reaguar pas mbledhjes së Presidentit Hashim Thaçi me liderë dhe përfaqësues të partive parlamentare.

Pak orë pasi Thaçi shkroi në Facebook se “në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë qeveri të re”, ka reaguar Kurti.

“Nuk është në kompetencën e presidentit të Kosovës vlerësimi i interesave të partive, por mbrojtja e interesit shtetëror. Çfarë rendi paskemi ne që t’i pyesim partitë si duan të procedojnë. Kjo që ka ndodhur është e paparë më herët dhe rrezikon seriozisht rendin tonë kushtetues. Pas mocionit të mosbesimit përmes të cilit u shkarkua qeveria, presidentit nuk i krijohet hapësirë të luajë rol të akterit politik. Zgjedhjet janë opsioni i vetëm”, ka thënë Kurti, transmeton Koha.net.

Ndër të tjera, ai tha: “Do ta ndjekim me kujdes se çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme e padyshim se do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese posa të kalohet nga fjalët në tekste të shkruara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *