Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur ‘i gatshëm’ që të jetë pjesë e takimit të radhës në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Varet nga lehtësuesi apo ndërmjetësuesi, Brukseli se kur do të jetë takimi i radhës por gatishmëria jonë nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Kurti të premten, transmeton Gazeta Express.
Kryeministri kosovar tha se qeveria e tij është e përkushtuar për dialog të balancuar, “parimor drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila e ka në qendër njohjen reciproke”.
Gjatë javës, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialgoun, Miroslav Lajçak, tha se është i sigurt se do të ketë takim të radhës mes Kurtit dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, por Lajçak nuk ka dhënë datë se kur kjo pritet të ndodhë.