Kryeminitstri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia duket të pranoj krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të pendohet.
“Nëse nuk ka reflektim në këtë drejtim, vështirë të ketë ndonjë progres sepse çfarëdo marrëveshje pa pendim e keqardhje nuk është e sinqertë dhe e zbatueshme siç nuk janë shumë prej atyre që janë nënshkruar”, është shprehur Kurti në lidhje me dialogun e Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë debatit “Si tutje me dialogun”, i organizuar nga Projekti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, në kuadër të projektit “Forum 2015”, Kurti shpalosi kërkresat e tjera që duhen plotësuar në mënyrë që dialogu të vazhdoj.
“Duhet pranuar realiteti sepse nuk mund të kthehemi para pavarësisë, po të ishte e mundur edhe ne do të kërkonim më shumë”, ka thënë Kurti, transmeton Koha.net.
Tutje ai tha se “duhet pranuar e vërteta, nuk mund të ulemi në tavolinë të bisedimeve duke harruar e për ta rrafshuar historinë.”
Lexo më shumë këtu