Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, duke u përgjigjur në pyetje për tema të ndryshme.

Ai është pyetur për rolin e Richard Grenellit, të emëruarit të Donald Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për luftimin e korrupsionit, për idenë e bashkimit me Shqipërinë, dhe tema të tjera.

Siç tranmseton Koha.net, Kurti është pyetur edhe për dialogun me Serbinë, derisa ai është përgjigjur:

“Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviqit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët.”

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *