Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me e Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, me të cilin kanë biseduar për disa tema të ndryshme.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, ka deklaruar se një ndër temat e diskutimit ka qenë edhe gjendja në Ukrainë.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”, tha Sullivan për Zërin e Amerikës.

Watson ka njoftuar se këshilltari Sullivan shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet thelbësore të pazgjidhura.

Zoti Sullivan, thuhet më tej, mirëpriti planet e Kosovës për të kaluar nga varësia e saj nga qymyri linjit në energji më të pastër dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *