Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar në Bruksel të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Kurti tha se ka zhvilluar një bisedë konstruktive. Gjithashtu, ai theksoi se nuk duhet krijuar ‘çështje të reja’.

“Unë ripohova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet pranoj realitetin dhe të vërtetën, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërsa, në njoftimin e tij pas takimit me Kurtin, diplomati Lajçak tha se në takim është biseduar për detajet e dialogut.

Vizita e Kurtit në Bruksel “ofroi një mundësi të rëndësishme për të vazhduar bisedimet tona të rëndësishme dhe konstruktive nga muaji mars. Ne biseduam për detajet e dialogut dhe për pritjet tona si pjesë e rrugës evropiane të Kosovës”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *