Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk mund t’i kërkojë Kroacisë garanci për ish drejtuesit e UÇK-së që gjenden në Gjykatën Speciale në Hagë.
Gjatë një konference për shtyp, Kurti tha se do të ishte gabim që shteti i Kosovës të ndërhyj në këtë proces juridik.
“Ata që janë në burg i kanë mbrojtësit e tyre ligjorë që janë duke e kryer mbrojtjen. Nuk është shteti në gjyq, andaj nuk më takon mua të marrë këso hapash. Do të ishte gabim për shtetin e Kosovës dhe për vetë ushtarët e UÇK-së që i kemi në Hagë”, ka thënë Kurti, transmeton Klan Kosova.