Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur diplomatin amerikan Richard Grenell një “cowboy i financave dhe medieve”.

Grenell, i dërguar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington do të pres Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në reagimin e tij, Kurti ka thënë se ky takim nuk duhet të shikohet jashtë kontekstit të fushatës për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

“Grenell ia ka mësyrë kontestit Kosovë-Serbi si një coëboy i financave dhe medieve që nuk do t’ia dijë për historinë e shqiptarëve dhe vuajtjet e humbjet e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se zyrtarët e Kosovës që shkojnë në takimin e 2 shtatorit në Uashington “nuk kanë legjitimitet, kredibilitet, autoritet e as kompetencë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *