Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur të enjten në parlament rreth temës së ngritur ditëve të fundit pas deklaratës së tij për kriminelët e luftës.

Derisa është përballur me pyetje nga deputetë të opozitës, Kurti sqaroi se nuk ka përmendur shtete për vendodhjen e kriminelëve, por tha se beson “që kriminelë të luftës nuk ka veç në Serbi por ka edhe në veri, ka edhe në Bosnjë”.

Gjatë seancës, deputeti i PDK-së Abelard Tahiri e pyeti kryeministrin se “kush janë kriminelët e luftës në Republikën e Kosovës që duhet të largohen nga institucionet?”.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha: “Kemi problem të madh me ju sepse jeni të paaftë me bo kritikë”.

“Me të vërtetë në muajt edhe vitet në vijim rreziku me i madh i qeverisë sime do të jetë mungesa e kritikës”, tha kryeministri, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, gjatë seancës parlamentare, deputeti i AAK-së Besnik Tahiri iu drejtua Kurtit duke i thënë se “je ka e luan një lojë që do të kushtojë ty edhe fatkeqësisht Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *