Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk mund të vonohet për një kohë të gjatë.

“Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Këto komente ai i bëri në një prej postimeve të tij për të njoftuar anëtarë të rinj që i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *