Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, e ka vlerësuar të rrezikshme dhe sulm ndaj lirisë së mediave qëndrimin e dy partive politike në Kosovë ndaj programeve të televizionit Dukagjini.

“Nëse një parti politike i denoncon publikisht mediat, atëherë përkthyer në praktikë, kjo i bie që një militant i kësaj partie apo ndonjë partie tjetër mendon që është në rregull që t’i sulmojë mediat dhe ajo do të përkthehet edhe në dhunë fizike”, është shprehur Kusari për REL.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vendosur që të ndërpresin pjesëmarrjen në cilindo program të RTV Dukagjinit duke thënë se ky television po mbështet partinë Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, drejtori i këtij televizioni, Ermal Panduri, tha se gjuha e përdorur nga këto dy parti është linçuese dhe rrezikon punonjësit e kësaj medie.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *