Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të rrëzoj dekretin e presidentit Hashim Thaçi, por do të mundësojë krijimin e një qeverie të re pa organizimin e zgjedhjeve të reja.

Kështu shkruan sot gazeta Koha Ditore, e cila bazohet në një burim të saj brenda gjykatës.

Sipas këtij burimi, Kushtetuesja do të “caktojë” një afat 15-ditësh, brenda të cilit partia që presidenti i drejtohet me kërkesën për ta dhënë mandatarin, duhet ta propozojë emrin e kandidatit për kryeministër ose duhet shprehimisht të heqë dorë nga kjo e drejtë.

“Janë shtatë gjyqtarë që po punojnë për të gjetur arsyetime mbështetëse për këtë” i ka thënë ky burim gazetës.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *