Gjyakata Kushtetuese ka publikuar të plotë vendimin e saj rreth kontestimit të votës së deputetit Etem Arifi në formimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Në vendimin e plotë (që mund ta lexoni këtu), është konstatuar se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvend, transmeton Koha.net.
Derisa qeveria aktuale mbetet në detyrë, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.