Gjykata Kushtetuese ka publikuar vlerësimin e saj rreth dekretit të kontestuar të Presidentit Hashim Thaçi për të drejtën e formimit të një qeverie të re pa thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Vendimi i së enjtes mbrëma i Gjykatës Kushtetuese pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin e ri për qeverinë e re.

Siç transmeton Zëri i Amerikës, Gjykata Kushtetuese tha se “Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.”

Në vendim thuhet më tej se “dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *