Përveç biznesmenit Behgjet Pacolli, në Kuvendin e Kosovës ka edhe deputetë të tjerë që në pasuritë e tyre të deklaruara arrijnë shifrën milionëshe.

Sigurisht, Pacolli është më i pasuri. Në pasurinë e deklaruar ai ka toka, shtëpi, avion privat, vetura dhe aksione që të gjitha krijojnë një pasuri disa milionëshe.  

Siç transmeton Gazeta Express, vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Sëiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro. Në total, vlera e pasurive të paluajtshme që posedon ai shkon në rreth 200 milionë euro.

Pasuria e ish zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë rreth 500 milionë euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100%.

Siç trasnemton gazeta, pasuri të majme ka edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi. Ai ka në pronësi gjashtë parcela, tri shtëpi, një banesë, dy lokale dhe një villë, vlera e të cilave sillet rreth 2 milionë e 800 mijë euro.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *