As në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ndodhi miratimi i 35 pikave të mbetura nga mbledhjet e kaluara.
Duke mos mundur të krijojë kuorumin e nevojshëm, seanca e sotme përfundoi njëjtë sikurse shumë të tjera para saj. Sot Kuvendi dështoi të miratoj shumë projektligje, rezoluta e marrëveshje ndërkombëtare. Nuk u arrit të mbahej as interpelanca për ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, meqë ai nuk ishte i pranishëm në sallë.
Pas mbylljet së seancës, ish-deputeti Dardan Sejdiu ka reaguar duke propozuar që vendi të shkoj në zgjedhje.
“Paloni katallogat, shpërbejeni kuvendin dhe shkoni ne zgjedhje!”, shkroi Sejdiu në Facebook.