Me 85 vota për, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2021. Vota kundër dhe abstenime nuk pati.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 86 vota, fillimisht miratuan pakon prej 12 amendamenteve të projektligjit, të cilat janë përkrahur nga Komisioni funksional.
Buxheti i miratuar për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove, transmeton REL.
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila, më 21 dhjetor, ka konstatuar se Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.