Në Kuvendin e Kosovës sot janë miratuar pesë marrëveshje ndërkombëtare financiare përmes të cilave parashihet që vendi të pranoj rreth 50 milionë euro.

Miratimin e këtyre marrëveshjeve e ka përgëzuar Ministrja e Finanacave, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se marrëveshjet do të shtyjnë përpara procesin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Një nga miratimet e sotme ishte edhe për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Dogana 2020”, si dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Fiskalis 2020”.

Edhe shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e ka mirëpritur këtë ratifikim nga kuvendi.

“E mirëpres ratifikimin e ditës së sotme të marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës të cilat mundësojnë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së Fiskalizimi 2020 dhe Doganat 2020. Pjesëmarrja në këto programe do t’i lejojë administratës tatimore dhe doganore të Kosovës të përmirësojë dhe të modernizojë funksionet e tyre, të forcojë bashkëpunimin dhe të shkëmbejë ekspertiza me autoritetet e shteteve anëtare të BE-së dhe përtej”, ka thënë Apostolova, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *