Janë zgjedhur tetë anëtarët e ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Gjatë mbrëmjes së hënë, në Kuvendin e Kosovës është bërë votimi dhe zgjedhja e anëtarëve të ri.
Siç transmeton Gazeta Express, këta janë 8 anëtarët e zgjedhur të bordit të RTK-së, derisa për anëtarin nga komuniteti serb do të bëhet rishpallja e konkursit.
Fatime Lumi Qehaja, anëtare me mandat 3 vjecar;
Arta Berisha, anëtare me mandat 2 vjecar;
Albulena Mehmeti, anëtare me mandat 3 vjecar;
Shukrije Rama, anëtare me mandat 2 vjecar;
Driton Hetemi, anëtar me mandat 4 vjecar;
Besnik Boletini, anëtar me mandat 2 vjecar;
Safet Kabashaj, anëtar me mandat 4 vjecar;
Bekim Selo, anëtar me mandat 4 vjecar.