Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masën e re të ndalim qarkullimit për qytetarët e Kosovës.
Nga dita e mërkurë, 15 prill, do të zbatohet një mënyrë e re e lirisë së lëvizjes. Përmes numrit të parafundit personal në letërnjoftim, secili qytetar do të ketë mundësi të qarkulloj lirshëm, për nevojat esenciale, për vetëm një orë e gjysmë brenda ditës.
Më poshtë, lexoni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë.