Lady Gaga do të jetë këngëtarja e cila do të këndoj himnin amerikan gjatë ceremonisë së inaugurimit president të Joe Biden dhe zëvendëses së tij Kamala Harris.
Komiteti i inagurimit të Biden-Harris e ka konfirmuar për revistën Variety se Gaga do të jetë ajo që do të performoj himnin “The Star Spangled Banner” gjatë ceremonisë së betimit që do të mbahet paraditen e 20 janarit në Uashington.
Një tjetër këngëtare që do të këndoj atë ditë, është Jennifer Lopez. Artistë të tjerë ende nuk janë konfirmuar.
Përpos ceremonisë së betimit të Biden si president i SHBA-ve, gjatë asaj dite do të ketë edhe organizime të tjera të cilat do të transmetohen direkt nëpër televizionet kryesore amerikane.