Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë funksionuar rrjedhshëm gjatë muajve të fundit dhe kjo i ka bërë të dy palët më të dobëta, ka thënë Mirosllav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kjo nuk vlen për të gjitha nivelet, por do të ishte gënjeshtër të mohohej kjo situatë, e cila ka çuar në konfuzion dhe na ka bërë të dyja palët më të dobëta. Shpresoj që tash mund të afrohemi sërish e të bashkërendohemi me Shtetet e Bashkuara në anën tonë. Dera ime ka qenë gjithmonë e hapur dhe jam gjithmonë gati të përgjigjem në telefon kur Washingtoni thërret, kështu që mezi pres një bashkërendim të afërt për të arritur ambiciet tona të përbashkëta”, ka thënë Lajçak gjatë një videokonference, transmeton gazeta Zëri.

Megjithatë zoti Lajçak përsëriti qëndrimin e tij se bisedimet duhet të udhëhiqen nga Bashkimi Evropian, meqë siç tha ai, “Kosova dhe Serbia janë pjesë e Evropës dhe të vetmen rrugë për të arritur të ardhmen e tyre brenda Bashkimit Evropian e kanë përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet vete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *