Produktive dhe konstruktive i ka quajtur Mirosllav Lajçak bisedimet e zhvilluara këtë javë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Diskutimet politike të kësaj jave në nivel ekspertësh mbi personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi pres së shpejti raundin e radhës të bisedimeve në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Përaqësuesi i BE-së për dialogun, sllovaku Lajçak.
Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë, më 23 korrik u takuan në Brusel. Në këtë takim Kosova u përfaqësua nga koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni dhe palën serbe e përfaqësoi, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.