Takimi i së enjtes me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd është cilësuar si takim ‘i vështirë dhe i gjatë’ nga Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak tha se në takim pati “një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm” me presidentin Vuçiq dhe se atij i përcolli mesazhin se marrëveshjet duhet të zbatohen.

Ndërsa, Escobar tha se  takimi ka qenë “i vështirë dhe i gjatë”.

“Ne vlerësojmë angazhimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Do të vazhdojmë bisedimet”, tha Escobar, transmeton REL.

Edhe presidenti Vuçiq tha se bisedat me dy diplomatët ndërkombëtarë gjatë ditës së enjte ishin të vështira.  

“Gjithmonë do të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin, do të luftojmë për paqen dhe stabilitetin, por asnjë sekond nuk do të devijojmë nga interesat tona jetike, kombëtare shtetërore, mbi të gjitha interesat e popullit tonë. Nuk ka dorëzim”, është shprehur Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *