Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Kosovë tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet brenda muajve, nëse palët dëshirojnë.

“E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e po e përsëris se ky proces do të mund të përmbyllet brenda disa muajve, nuk kërkon vite që të arrihet marrëveshja. Por, ne nuk jemi ata që po nxitojmë ose ata që e ngadalësojnë procesin. Janë Kosova dhe Serbia që vendosin se sa shpejtë duan të procedojnë”, ka thënë Lajçak.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Lajçaku që pas konstituimit të insititucioneve të reja t’iu ofrohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në kuadër të dialogut dhe të shihet se në çfarë faze janë zbatuar ato dhe çfarë mund të bëhet.

Ndërsa, kreu i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti, e ka theksuar disa herë se një qeveri nën drejtimin e tij nuk do ta ketë dialogun me Serbinë ndër prioritetet e para.

Sipas Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, një marrëveshje mund të arrihet gjatë një  mandati katër vjeqar të qeverisë së re.

“Me dialogun Kosovë-Serbi, qeveria e ardhshme do të duhet të merret, edhe nëse nuk e ka prioritet numër një, e ka ndër prioritete e saja”, ka thënë Krasniqi për REL.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *