Përfaqësuesi Speical i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk i kontribuon stabilitetit në rajon.
Duke shpërndarë në Twitter deklarimin e tij për APA, rreth dialogut, Lajcak ka konfirmuar qëndrimin dhe pikëpamjen e tij rreth arritjes së një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi.
“Javën e kaluar unë fola për APA rreth dialogut të ndihmuar nga BE-ja, që synon arritjen e një marrëveshje normalizimi të ligjshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo duhet të jetë në linjë me ligjin ndërkombëtar dhe t’i kontribuoj stabilitetit në rajon. Ideja e shkëmbimit të territoreve e bënë të kundërtën.”