Pa formimin e qeverisë së re në Kosovë, nuk do të ketë takim të ri mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë si vazhdimësi e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ai tha se do të pres përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë.

“Nuk është momenti për të organizuar një takim të ri. Ne kemi nevojë për një qeveri të re me një mandat të fortë që do të vazhdojë procesin e dialogut,” tha Lajçak, transmeton REL. Ai mori pjesë në një diskutim përmes videos me ambasadoren gjermane në Uashington, Emily Haber, për të diskutuar bashkëpunimin e SHBA-së dhe Evropës me Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka folur edhe rreth ndryshimeve në administratën e Shteteve të Bashkuara, pas zgjedhjeve që sollën presidentin e ri. Diplomati sllovak tha se se është optimist pasi në administratën e re të SHBA-ve “po emëron njërëz që e njohin Ballkanin Perëndimor, që ndjejnë përgjegjësi për rajonin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *