I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslan Lajçak, ka prezantuar planet e tij për muajt e ardhshëm në lidhje me dialogun.
Përmes një njoftimi në faqen e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se ka shpjeguar planet e tij para zyrtarëve evropian dhe se është inkurajuar me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare në BE.
“Sot, infromova ambasadorët në PSC (Komiteti Politik dhe i Sigurisë) dhe delegatët në COWEB (Grupin Punues për Regjionin e Ballkanit Perëndimor) rreth vitit tim të parë në punë dhe ju shpjegova planet e mia për javët dhe muajt e ardhshëm. Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Lajçak.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të rinis pas mbajtjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë dhe pas formimit të qeverisë së re.