Gjatë dy javëve të ardhshme mund  të mësohet emri i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Një ndër emrat e mundshëm për këtë detyrë është Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak.

“Duket se do të mbetem i përkushtuar për Ballkanin gjithë jetën time. Në këtë moment, sido që të jetë, jam duke analizuar disa oferta të ndryshme, por njëra nga to është nga rajoni”, ka thënë Lajcak, shkruan agjencia sllovake e lajmeve TASR, transmeton Gazeta Express.

Lajcak ka thënë se nuk e sheh veten të merret me politika të brendshme, duke shfaqur kështu dëshirën e tij për t’u kthyer në zanatin e tij të më hershëm.

“S’kam ndaluar asnjëherë së qeni diplomat”, ka thënë Lajcak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *