Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar të mërkurën në Bruksel nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Lajçak njoftoi se është zhvilluar një “diskutim i thellë” në lidhje me çështjen e targave për veturat që futen nga njëri vend në tjetrin.

“Sot, u mbajt takimi i tretë i Grupit Punues për Targat e Veturave. Delegacionet eksperte të Kosovës dhe Serbisë u përfshinë në një diskutim të thellë. Jam i sigurt se do të gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *