Përfqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajqak, është takuar të hënën në Bruksel me ambasadorët e vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Në njoftimin e tij përmes faqes në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se gjatë takimit është zhvilluar bisedë konstruktive rreth situatës në rajon.

“Dhe i informova ata [ambsadorët] rreth planeve që kam për të ecur përpara.”

Ndrëkohë, siç raporton Radio Evropa e Lirë, në këtë takim Lajçak ka folur edhe për planet për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që është detyra e tij parësore si përfaqësues i posaçëm i BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *