Nga dita e hënë, në Kosovë do të qëndroj për një vizitë dy ditore Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai do të jetë në Kosovë nga 1 deri më 3 mars, më pas do të jetë në Serbi dhe gjithashtu edhe në Mal të Zi.

Ditë më parë, Lajçak u bë temë e mediave në Kosovë për shkak të një harte në zyren e tij. Gjatë një paraqitje televizive, nga largësia në hartë dukej se Kosova nuk është e shënjuar me kufi të ndarë nga Serbia.

Më pas, Lajçak reagoi duke ndarë foto nga harta që nxiti reagime.

Në një prej postimeve të tija në Twitter, Lajçak tha se ky “është një shembull se pse dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është aq i rëndësishëm. Që çështje të ngjashme të mos shkaktojnë më keqkuptime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *