Nesër (e martë) pritet që Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, të vizitoj Kosovën.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë nën detyrën si emisar i BE-së për dialogun.
Derisa nga Brukseli nuk është publikuar data dhe agjenda e takimeve, mediumi Koha shkruan se diplomati sllovak do të qëndrojë në Prishtinë të martën, ku do të zhvillojë takime me liderët institucionalë, në funksion të përgatitjes së terrenit për negociatat e ardhshme.