Kanë ndryshuar masat kundër koronavirusit në Kosovë.
Qeveri e Kosovës ka miratuar masat e reja, në të cilat është larguar kufizimi i qarkullimit të qytetarëve.
Megjithatë, nga e hëna e 31 majit, pas orës 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit lejohet vetëm grumbullimi i jo më shumë se dhjetë persona, përpos në ambiente familjare.
Ndërkohë, masat e reja e kanë zgjatur punën e gastronomisë deri në ora 23:00.
Në teatro, galeri, muze e të ngjashme rritet pjesëmarrja e publikut në 50%, transmeton Koha.net.