Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP për anulimin e votave me postë për Komunën e Dragashit në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se gjithë procesi i regjistrimit dhe votimit të qytetarëve tanë nga jashtë vendit, bazuar edhe në vendimet e KQZ-së, është zhvilluar brenda afateve dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,” thuhet në kumtesën e LDK-së.

Siç transmeton KlanKosova, kjo parti beson se “Supremja do të korrigjojë këtë skandal të ri në vend”.

LDK ka njoftuar se do të ankohet në Gjykatën Supreme dhe pastaj nëse është e nevojshme edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *