Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, pjesë e të cilës është edhe ajo.
Ky vendim i partnerit qeveritar vjen pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje, transmeton Koha.net.
LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë në koalicion.