Franc Beckenbauer “u mposht” nga jeta në moshën 78 vjeçare, ku sëmundja e “parkison” e rrënoi ngadalë, derisa data 7 janar rezultoi fatale për legjendën e Bajernit dhe futbollit gjerman. Personalitetet më të rëndësishme nga kampionët e Bundesligës, por jo vetëm, morën pjesë në shërbesën përkujtimore në nder të Franc Bekenbauer, e cila u zhvillua në Kapelën e Gjykatës së Rezervimeve, Mynih.
Uli Hënes, Herbert Hainer, Karl-Hainc Rumenige, Bernd Shuster, Zep Majer dhe Markus Shoder ishin të gjithë aty. Pikërisht kryeministri i Bavarisë Shider shtoi edhe një libër ngushëllimesh, aty ku personalitet e ftuara lanë kujtime për ish-futbollistin që modernizoi rolin e mbrojtësit qendror, jo vetëm në profilin e një spastruesi të zonës, por edhe lidhësi mes repartit defensiv dhe sulmit, sikurse shënimin e golave.
“Bekenbauer fenomenal, jo vetëm për Bajernin e Mynihut, por edhe për futbollin botëror. Ashtu si Muhamed Ali që revolucionarizoi boksin, Franc Bekenbauer e konkretizoi në futboll”, pohoi mes notash të larta emocionale presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer.
Bernd Shuster gjithashtu, e vlerësoi si idhullin e përjetshëm, ndërsa Zep Majer e përshkroi largimin nga jeta të 78-vjeçarit si humbje të madhe. Bordi i klubit më të titulluar në Gjermani ka vendosur që data 19 janar të shërbejë si dita përkujtimore në stadiumin “Allianz Arena”, aty ku tifozët do të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.
Enigmë mbetet data e funeralit. Asnjë medium gjerman nuk ka dhënë informacione të sakta se kur do të zhvillohet ceremonia, ndërsa thuhet se në të, do të jetë i pranishëm grup i ngushtë i familjes Bekenbauer.
/ Panorama.com.al /
.
.