Këngëtarë, grupe muzikore dhe DJ do të mblidhen të mërkurën në sheshin Skenderbeu në Prishtinë për t’i kërkuar Qeverisë rikthimin e jetës së natës në klube dhe kafiteri.

“Let us dance” (Na lëni të kërcejmë) është emri i eventit që do të filloj nga ora 20:00.

“Sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e vitit për ekonominë dhe sektorin tonë, dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe në pajtim me gjendjen ekonomike të bizneseve tona, tash më shumë se kurrë gjatë pandemisë, është momenti që të HAPEMI!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, transmeton Koha.net.

Protesta do të zhvillohet nën tingujt e muzikës pasi parashihet që të performojnë disa prej artistëve kosovarë më të kërkuar siq janë LEDRI VULA, LUMI B, MAJK, TAYNA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *