Kompania jug-koreane LG Electronics njoftoi të hënën se do të mbyllë biznesin e saj me telefona të mençur.
Ky sektor ka pësuar humbje për gati gjashtë vjet, të cilat kapin vlerën e rreth 4.5 miliardë dollarëve.
LG vazhdon të ketë biznes të fortë me pajisjet shtëpiake dhe televizorët.
LG është marka e dytë televizive më e shitur në botë, pas Samsung-ut.