“Faqja e fundit” është botimi më ri i shkrimtarit dhe gazetarit Gazmend Kapllani, i cili është kthyer nga Amerika për Panairin e Librit në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Anisa Krraba, ai foli për librin tij dhe për letërsinë shqiptare në përgjithësi, si dhe për situatën politike në vend dhe në rajon.
Në Shqipëri, interesi nuk është shumë i madh për librin në përgjithësi, tha Kapllani, duke shtuar se ata që lexojnë janë pakicë.
“Duhet durim, duhet ndihmë, duhen politika nga shteti. Vendet e BE-së kanë një politikë shumë të caktuar për librin; edhe Amerika që është më liberalja e më e decentralizuara, ka politika për librin”, thotë ai.
Gazmend Kapllani thotë se shumë familje shqiptare nuk kanë libra në shtëpitë e tyre, për shkak se çmimi i librit është i lartë në vend.
“Mua më duket që libri në Shqipëri është i shtrenjtë për rrogat që marrin shqiptarët, pavarësisht se ndoshta njerëzit nuk e kanë në kulturën e tyre që të kenë përparësi për librin”, tha ai.
I pyetur për situatën politike në Shqipëri, gazetari Kapllani tha se “gjithçka ndryshon dhe asgjë nuk lëviz”.
Lexo më shumë këtu