Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë pajtuar që të rrisin bashkëpunimin ekonomik, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon.

Gjatë samitit virtual organizuar nga Këshilli Atlantik, mbajtur të mërkurën, ata u zotuan se do t’i eliminojnë barrierat që kanë penguar rritjen ekonomike, si dhe u pajtuan që të ndiqet një plan për të tërhequr investimet e huaja direkte në rajon, sidomos tani kur ekonomitë e këtyre vendeve janë duke u përballur me pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Në samit morën pjesë liderët e gjashtë shteteve të rajonit: Kosovës, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Në një njoftim të lëshuar nga Këshilli Atlantik, pas përfundimit të takimit, thuhet se liderët kanë rënë dakord që të punojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, të përcjellin zbatimin dhe ta bëjnë publik progresin e projekteve të përbashkëta te qytetarët, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Lëxo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *