Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, është liruar nga detyra përmes një vendimi të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Në dekretin e presidencës, publikuar nga gazeta Express, tregohet për vendimin e nënshkruar më datë 19 maj.
Cufaj ka kryer detyrën e ambasadorit nga qershori i vitit 2018.
