Nuk ka ende asgjë zyrtare rreth arritjes së një marrëveshje mes fuqive politike të dalura nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, derisa bisedimet vazhdojnë çdo ditë, raportohet se një marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së është afër.

Burime të AlsatM thonë se mes palëve për momentin flitet për kombinimin që kryeministri të jetë tre vitet e para për nga LSDM dhe një vit nga BDI, ose anasjelltas, vitin e parë të jetë kryeministri shqiptar dhe pastaj tre vite kryeministri nga LSDM.

Ndërkohë, Zoran Zaev tha se për momentin nuk mund ta komentojë këtë çështje, derisa nga BDI, zëdhënësi Bujar Osmani nuk ka dhënë detaje duke thënë se takimet vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *