Në Maqedoninë e Veriut është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet partisë maqedonase Lidhja Social-Demokrate dhe asaj shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim.
Liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, e zyrtarizuan marrëveshjen gjatë ditës së martë, derisa emrat e kabinetit qeveritar ende nuk janë bërë publike.
“Jemi pajtuar për forcimin e sistemit të drejtësisë, hetimin e pasurisë së funksionarëve dhe të kaluarën e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ndërsa, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se si BDI-ja do të arsyetojë heqjen dorë nga kjo kërkesë me të cilën udhëhoqi fushatën zgjedhore.
“Ne kemi dalë me kandidat (për kryeministër) si e drejt e jona legjitime dhe nëse do të barrikadohemi, asnjëherë nuk do të arrijmë zgjidhje për të mirën e qytetarëve. Mendoj se qëllimi është arritur që të përçojmë mesazhin te të gjithë qytetarët”, deklaroi Ahmeti, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Gjithashtu, është bërë e ditur se në 100 ditët e fundit të qeverisë atë do ta kryesoj një kandidat i propozuar nga BDI.