Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në mbledhjen e përbashkëte të kryesisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve të PD-së, Basha të hënën njoftoi se ka dhënë dorëheqje për shkak të krizës së thellë që ka përfshirë partinë.

Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD doli e treta në 5 nga 6 bashki.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, disa nga personalitetet më të rëndësishme të PD-së që e përkrahnin Bashën si Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan dorëheqjen e tij.

Në deklaratën e tij, Basha ka thënë se “s’dëshiron të merret me atë se çka ka ndodhur e kush ka qenë gabim e kush ka pasur të drejtë”.

Sipas statutit, drejtimin e merr një nga nënkryetarët e partisë të cilët janë Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Basha tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së, i angazhuar për të ardhmen e partisë, transmeton Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *