Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedh kryetarin e saj të ri.
Lumir Abdixhiku, 37 vjeçar, është zgjedhur kryetar pas votimeve të mbajtura sot në kuvendin e tetë të partisë.
“Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë, me synime të qarta për ta kthyer LDK-në në vendin që i përket”, ka thënë Abdixhiku pas rezultatit të votimeve.
Kandidatë të tjerë ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Ndërsa, para fillimit të kuvendit kandidaturën e tërhoqi Anton Quni.
Votimi i delegatëve ka kalaur i rregullt dhe pa ndonjë incident të raportuar.
Zgjedhja e krytarit të ri në LDK vjen pas rezultatit të dobwt në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo parti doli e treta me 12.76 për qind të votave.