Në garën për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.03 për qind të votave.

Ndërsa, kryetari i deritanishëm Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike ka arritur të fitoj 48.97 për qind të votave.

Pas shpalljes së rezultateve, Hyseni ka thënë se premtimet e tija janë të realizueshme.

“Qeverisja jonë është gjithëpërfshirëse e si e tillë, tash e tutje, bashkëqeverisim në çdo lagje, çdo fshat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha komunitetet, për të gjitha bizneset, e mbi të gjitha për të gjithë qytetarët e Gjilanit,” ka thënë Hyseni.

Pas humbjes, Haziri i ka uruar fitoren kundërkandidatit.

“Në emër të LDK-së i falënderoj të gjithë qytetarët e Gjilanit për manifestimin politik, të cilët përmes votës së tyre zgjodhën tashmë kryetarin e ri, z. Alban Hyseni, të cilin në emër të LDK-së dhe në emrin tim e përgëzoj për rezultatin e arritur,” ka thënë Haziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *