Bashkimi Evropian duhet t’i mbaj premtimet karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të kundërtën mund ta humbet regjionin, ka paralajmëruar Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

“Nëse nuk jemi të kujdesshëm, do ta humbim Ballkanin Perëndimor”, citohet Maas nga faqja e Ministrisë së Jashtme gjermane në Twitter.

Duke folur para takimit të Ministrave të Jashtëm evropian në Bruksel, diplomati gjerman ka theksuar se BE-ja duhet të mbaj premtimet.

“Prandaj duhet t’i mbajmë premtimet tona ndaj vendeve në regjion. Duhet të shpjegojmë në terren përkrahjen tonë, si me kapërcimin e pandemisë Covid-19 dhe pasojat ekonomike të saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *