Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të çoj në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Diplomati gjerman ka shprehur përkrahje për rifillimin e dialogut të lehtësuar nga i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

”Zgjidhja është e vonuar. Ndaj jam shumë mirënjohës që Miroslav Lajçak rinisi në korrik dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka thënë Mass, transmeton Klan Kosova.

”Dhe unë ndaj plotësisht këndvështrimin e tij, se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese”, ka shtuar Maas.

Duke folur rreth mundësisë për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ministri gjerman tha se kjo kërkon udhëheqje të fortë politike.

”Dhe unë kam besim se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë do ta dëshmojnë këtë  – duke u angazhuar në mënyrë konstruktive kundrejt njëri-tjetrit, dhe duke shtruar kësisoj rrugën drejt një epoke të re”, është shprehur  Maas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *